Skuadra e Vijarealit ka hapur merkaton e dimrit me një blerje nga kampionati anglez. Bëhet fjalë për mesfushorin shtatlartë Vinsente Iborra, i cili i bashkohet “nëndetëses së verdhë”, pas një sezoni e gjysmë te Lester Siti.
Futbollisti spanjoll është një lojtar ekspert i kampionatit spanjoll, ku ka luajtur më parë me skuadrat e Sevijës dhe Levantes, ku në 11 sezone, ka shënuar 33 gola. Nga shitja e 30-vjeçarit, klub i Lesterit përfiton 11 milionë euro.
?¡¡NUEVO FICHAJE!!? ¡¡El Villarreal ? llega a un acuerdo con el centrocampista @Iborra_Vicente hasta 2023!! https://t.co/SMDnqhq7gG pic.twitter.com/zqcp6VfYkS
— Villarreal CF (@VillarrealCF) January 7, 2019
Pas 18 javësh kampionat, Vijareal ndodhet në vendin e 17 të renditjes së La Ligës, vetëm një pikë larg zonës së ftohtë. Në ditët në vijim pritet që klubi spanjoll të kryejë një sërë investimesh të tjera.