Duhej të ishte fenomeni i ri i futbollit botëror, por Renato Sançes te Bajerni nuk ia doli mbanë. Klubi bavarez shpenzoi miliona për t’ia marrë Benfikës, duke e reklamuar si yllin e së ardhmes, por tashmë Renato Sançes përfundon në huazim në Uells.
Mesfushorin e kërkonin shumë klube dhe ishte shumë pranë Milanit, por kërkesat e larta të Bajernit dhe fakti që klubi bavarez nuk e lëshonte pa klauzolën e detyrimit të blerjes për të paktën 40 milionë euro, bëri që kuqezinjtë të tërhiqeshin.
Tani Bajerni ia jep Suonsit, me klubin e Premier Ligës që ka zyrtarizuar huazimin 1-vjeçar. Shpresa e Bajernit është që Renato Sançes të shpërthejë në Premier Ligë, për t’u kthyer më i pjekur në Gjermani, ose të paktën për t’u shitur aq sa u ble.
Welcome to @SwansOfficial, Renato Sanches… ??
The @FCBayern midfielder joins us on a season-long loan: https://t.co/kXiTpqIdgw pic.twitter.com/fLCjIfSxYL
— Swansea City AFC (@SwansOfficial) August 31, 2017