Para pak ditësh u fol për një akord mes tij dhe Monakos, por Pepe është rikthyer në shtëpi. Mbrojtësi 35-vjeçar u largua nga ekipi i Beshiktashit dhe tashmë do të mbrojë ngjyrat e Portos.
Portugezi ka arritur akordin me klubin ku u aktivizua gjatë sezoneve 2004-2007, përpara se të kalonte te Reali i Madridit, aty ku qëndroi një dekadë dhe fitoi gjithçka.
Lajmi është bërë zyrtar nga një komunikatë e Portos në rrjetet sociale, ndërsa mbrojtësi i famshëm ka firmosur me Porton deri në vitin 2021. Klubi e uron lojtarin për rikthimin në shtëpi, ndërsa kampioni në fuqi i Europës me Portugalinë është gatoi për të nisur aventurën e dytë me “Dragonjtë e Portos”.
Pepe ??
Bem-vindo a casa / Welcome home / Bienvenido a casa
? 2021#FCPorto #BemvindoPepe pic.twitter.com/BuFPIyjlJw
— FC Porto (@FCPorto) January 8, 2019