Partizani ka zyrtarizuar afrimin e Hektor Idrizajt. Mbrojtësi vlonjat ka mbyllur bashkëpunimin te skuadra e Kamzës, ku luante prej një viti e gjysmë dhe ka firmosur një kontratë me kohëzgjatje një vit e gjysmë me “demat e kuq”.
Futbollisti 29-vjeçar është përforcimi i dytë në repartin defensiv për kryeqytetasit, që më parë afruan qendërmbrojtësin Lum Rexhepi. Me ardhjen e Idrizajt, opsionet e Gegës për krahun e djathtë të mbrojtjes shtohen, pasi deri më tani e gjithë ngarkesa ka rënë në këmbët e Labinot Ibrahimit.