Blerim Kotobelli më në fund është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Partizanit. Pas disa ditësh të çuditshme, me mbrojtësin e talentuar që u duk pranë Shkëndijës së Tetovës, më pas u afrua dhe thuajse u zyrtarizua me Partizanin, para se gjithçka të anulohej, sot ka ardhur edhe firma, duke bërë që ish-mbrojtësi i Teutës të jetë përforcim zyrtar i Partizanit për sezonin e ri.
Në sezonin e fundit Kotobelli shkëlqeu te Teuta, ku prej 3 sezonesh aktivizohet me sukses, duke qenë një nga pikat më të forta të kësaj skuadre.
Këtë verë 24-vjeçari përfundoi kontratën në Durrës dhe vendosi të mos rinovojë, duke bërë një hap të madh përpara në karrierë, sepse te Partizani do të ketë mundësi të luajë edhe në kupat e Europës, duke parë problemet që kanë pasur të kuqtë në të majtë të mbrojtjes.
Sot Kotobelli është prezantuar, duke pozuar së bashku me dy menaxherët Andi Matraxhiu e Florin Biba, përfaqësues të agjencisë “E.F.A soccer management”. I pranishëm në ambientet e klubit të kuq ka qenë edhe Luçiano Moxhi, çka tregon qartë se merkatoja dhe operacionet zyrtare do të drejtohen prej tij.
Ndërkohë, klubi i kuq ka zyrtarizuar në faqen e vet zyrtare se Kotobelli ka firmosur një kontratë 1+1 dhe dot të mbajë numrin 15.