Gjashtë pikëpyetjet e Partizanit

Partizani ka nisur të mendojë për skuadrën që do të përfaqësojë “demat” në Kupat e Europës, por që shërben edhe për ndërtimin e ekipit për sezonin e ri. Megjithatë, kontratat e disa futbollistëve kanë përfunduar dhe vetëm klauzolat që i detyrojnë të marrin pjesë në Europa League. Pas përfundimit të aventurës evropiane të kuqtë duhet të ulen në tavolinë me disa nga lojtarët me peshë të ekipi për të diskutuar mbi të ardhmen. Që nga porta e deri te sulmi ka dilema, por mundësitë janë që këto futbollistë të rinovojnë me “demat”.

Hoxha – Kapiteni i të kuqve, Alban Hoxha, është pa kontratë për momentin. “Gardiani” i të kuqve ka kërkuar prej kohësh një aventurë të re jashtë vendit, por duket se ajo mundësi nuk po vjen kurrë. Për në Shqipëri nuk diskutohet fakti që portieri do të vazhdojë karrierën te Partizani.

Sukaj – Shkodrani po shijon pushimet e tij në Turqi me familje dhe nuk di asgjë për të ardhmen. Ai nuk është kontaktuar nga drejtuesit e “demave” për një zgjatje kontrate dhe është në pritje të tyre. Sezoni që la pas nuk ishte më i miri për të, pasi nuk luajti për shumë minuta dhe ndeshje. Për të ishte një pikënisje për sezonin e ri ku me shumë mundësi do të mbesë te të kuqtë.

Kalari – Mbrojtësi i krahut të majtë është një tjetër lojtar pa kontratë te të kuqtë. Ai ka qenë për pjesën më të madhe të kohës në formacion në sezonin që hodhëm pas krahëve dhe pret të ulet në tavolinë me klubin për të vendosur mbi të ardhmen.

Ibrahimi – “Labi” është padyshim një ndër idhujt e tifozerisë së kuqe, pasi dashuria që ka shfaqur për fanellën është e madhe. Megjithatë, ky sezon e ka gjetur atë jashtë planeve, pasi pas rikthimit të Fejzullahit në formë dhe kalimit të problemeve që kishte me klubin ka luajtur vetëm pak minuta. E ardhmja e tij me klubin është në pikëpyetje, pasi nuk është i kënaqur me minutat e pakta të lojës.

Mazrekaj – Ai ka një kontratë “burrërore” më tepër se sa zyrtare me klubin e Partizanit. Kjo për shkak të situatave që janë vërtitur rreth tij dhe klubit. Kjo situatë nuk është e re për lojtarin në fjalë dhe me shumë mundësi do të vazhdojë të jetë pjesë e “demave” me kontratë ose pa të…

Cetkoviç – Malazezi tregoi nga fundi i sezonit se çfarë vlerash ka dhe sapo u ambientua me të kuqtë shfaqi edhe potencialin e tij. Mesfushorit i mbaron kontrata me të kuqtë pas mbarimit të kompeticioneve evropiane. Lojtari dhe kryeqytetasit me shumë mundësi do të zgjasin kontratën mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online