Takimi i dytë i finales së “Copa Libertadores” midis River Plejt dhe Boka Zhuniors nuk do të luhet ditën e sotme. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i “CONMEBOL”, Alehandro Domingez, I cili në pranoi se lojtarët e Boka Zhuniros nuk janë në gjendje për të luajtur e kësisoj takimi nuk mund të luhet.
Ndeshja e programuar të luhej ditën e djeshme u shty për shkak të sulmit që iu bë autobusit të Boka Zhuniors pak metra larg stadiumit të Momuntal. Përveç plagëve të marra nga thyeja e xhamave, lojtarët e Bokës iu desh të përballeshin dhe me efektet çorientuese të gazit lotsjellës.
El Presidente y el Consejo de la CONMEBOL decidieron en la mañana de este domingo la postergación del partido de vuelta de la final de CONMEBOL Libertadores 2018 con el objetivo de la preservar la igualdad deportiva.
— CONMEBOL.com (@CONMEBOL) November 25, 2018
Në njoftimin e bërë nga “CONMBEBOL” është lajmëruar se presidentët e të dy klubeve do të takohen mëngjesin e ditës së martë për të vendosur datën e zhvillimit të ndeshjes.