Kampionët e Italisë kanë prezantuar Leonardo Bonuçin. Qendërmbrojtësi vjen nga Milani pas një marrëveshje shkëmbimi me Matia Kaldarën.
“Leonardo bardheziu më i ri. Një fanellë, kjo e Juventusit që ka shenjën më të madhe në karrierën e tij futbollistike: 319 ndeshje në shtatë sezone dhe 19 gola. Së bashku kemi fituar gjashtë tituj kampionë në Serie A, tri kupa të Italisë dhe po aq super kupa”.
“Sezoni e fundit me Milanin ai ishte një ndër protagonistët e skuadrës me 50 aktivizime në të gjitha kompeticionet vetëm Kesie (53 ndeshje) është aktivizuar më shumë se ai.
“12 muaj më parë të përcollëm dhe të falenderuam; Tani jemi të jetojmë përsëri së bashku sfidat e mëdha që na presin”, shkruhej në komunikatën e Juventusit.
Bentornato, Leo! ???
?? https://t.co/5IGreHxfX9#WelcomeToJU pic.twitter.com/IO5D6p6khU
— JuventusFC (@juventusfc) August 2, 2018