Kundërshtar gjeorgjian për Kukësin në Europa League

Ashtu siç pritej, Kukësi do të ndeshet me skuadrën e Torpedo Kutaisi në raundin e tretë të kualifikuesve të Europa League. Skuadra gjeorgjiane ka arritur të fitojë bindshëm 0-4 dhe në transfertë pas suksesit 3-0 në shtëpi ndaj skuadrës nga Ishujt Faroe, Vikingur.

Një rival në dukje i kalueshëm për Kukësin, që si objektiv ka arritjen e grupeve të Europa League-s. Torpedo doli për të katërtën herë kampione në vendin e saj, por në Champions u eliminua që në raundin  parë nga skuadra e Sherif Tiraspol.

Edhe pse gjeorgjianët triumfuan në shtëpi 2-1 u mundën pastër 3-0 në transfertë. Në raundin e dytë të Europa League-s ata sfiduan skuadrën modeste të Vikingur-it dhe e “masakruan” me rezultatin  përgjithshëm 7-0. Ndeshjen e parë Kukësi do ta luajë në transfertë më datën 9 gusht dhe një javë më vonë do të luajë ndeshjen e  kthimit në Loro Boriçi.

Torpedo Kutais është një skuadër që nuk ka shkëlqyer asnjëherë në arenën ndërkombëtare, pasi në Europa League është hera e parë që kalon një tur, ndërsa në Champions ka arritur që dy dekada më parë të kalojë vetëm dy herë turin paraeliminator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online