Zyrtare: Jetmir Sefa firmos, rikthehet në Shqipëri

Jetmir Sefa verën e shkuar u bë pjesë e Lirisë së Prizrenit, ndërkohë që aventura e tij në Kosovë është mbyllur dhe sezonin e ardhshëm do të luajë sërish në Superiore. Mesfushori, i cili ka fituar edhe titullin kampion me Tiranën e Skënderbeun, do të aktivizohet në Kategorinë e Parë.

Ka qenë Dinamo klubi që e ka bindur mesfushorin dhe për trajnerin Igli Allmuça do të jetë në dispozicion një lojtar me vlera dhe me mjaft eksperiencë.

“Jetmir Sefa vishet Blu! Mesfushori dhe ekipi Dinamovit kanë arritur marrëveshjen për sezonin e ri. Sefa i bashkohet ekipit pas një eksperience të gjatë në Superligë, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit në Superligën e Kosovës”, njofton klubi i Dinamos.

Sefa në të shkuarën ka luajtur edhe me Kastriotin, Bylisin, Laçin dhe Kamzën, përveçse me Skënderbeun dhe Tiranën, ku ka fituar trofe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online