Agim Zeka është lojtari më i ri i Fortuna Sitard, skuadër që militon në elitën holandeze. Ish-talenti i Skënderbeut stërvitej gjatë gjithë muajit janar me skuadrën e Sitard, por zyrtarizimi i tij ka ardhur vetëm sot.
Që pas largimit të tij nga Skënderbeu, Zeka bërë ndërruar shumë skuadra. Fillimisht, ishte skuadra franceze e Lilës që pagoi 300 mijë euro për shërbimet e tij, para që mbushën arkat e Skënderbeut. Më pas, ekipi francez e shiti për gjysmën e kësaj shumë (150 mijë euro) te skuadra portugeze e Verzim.
Gjithsesi, Zeka do të rikthehej sërish te skuadra e Lilës, për t’u shitur përfundimisht te ekipi portugez i Leiksoes. Por as te kjo skuadër 20-vjeçari nuk arriti të jetë i rëndësishëm, për tu transferuar tashmë te Sitardi, skuadër që kërkon medoemos qëndrimin në elitën holandeze.