Ish-lojtari i Skënderbeut, Suad Sahiti, ka gjetur ekip të ri. Mesfushori është larguar nga skuadra bullgare e Semptemvri Sofia dhe ka nënshkruar për Uisla Plok në Poloni. Ky transferim është konfirmuar nga vetë lojtari kuqezi në rrjetet e tij sociale, por dhe nga faqja zyrtare e Uisla Plok në Instagram.
“Mesfushori anësor, Suad Sahiti, është lojtari më i ri i Uisla Plok. 24-vjeçari, i cili do të mbajë numrin 44, ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me klubin tonë, me opsionin për ta rinovuar edhe me një vit tjetër. Mirëseerdhe, Suad!”
24-vjeçari ka luajtur me ekipin e Skënderbeun në Superiore, në sezonin 2017/18. Pas aventurës me skuadrën korçare, mesfushori i transferua te Larisa në Greqi.