Udhëtim në të panjohurën, Flamurtari-Barcelona në sytë e spanjollëve

Ishte sezoni 1986-87 kur Flamurtari ndeshej me gjigantët spanjollë të Barcelonës, takime të vlefshme për kualifikueset e UEFA Cup. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite, dy sfidat kundër katalanasve mbeten ende në memorien e të gjithë futbolldashësve shqiptarë. Gjithashtu, këto sfida nuk janë harruar as nga spanjollët, me “DiaroSport”, që ka rikthyer në fokus historinë e Barcelonës kur udhëtoi drejt Vlorës.

Artikulli i shkruar nga DiaroSport:

Barça, në fund të botës…

“Në futboll, në kohën para globalizimit, të udhëtoje në Shqipëri ishte një udhëtim drejt të panjohurës. Sezoni 1986-87, sezon kur Barcelona do të ndeshej kundër Flamurtarit së Vlorës, në raundin e parë të UEFA Cup.

“Nuk di asgjë për Flamurtarin”, tha asaj kohe futbollisti katalanas, Migueli. “Terri Venables mund të na informojë për ndonjë gjë”.

Pasi zbritën në Tiranë, futbollistëve të Barcelonës iu deshën plot katër orë që të arrinin në Vlorë, 140 kilometra larg. “Pamë shumë pak makina rrugës. Kishte një dominim të çiklistëve dhe njerëzve që ecnin në këmbë”, thoshte një gazetar i ‘DiaroSport’, i cili kishte udhëtuar së bashku me ekipin katalanas.

Barcelona mori me vete dy arka të mëdha me ushqime me vete, pasi nuk ishin aspak në dijeni se si mund të ishin kushtet në Shqipëri. Katalanasit nuk morën dot më shumë se një barazim 1-1 në Vlorë, për t’u kualifikuar më pas në Spanjë pas një barazimi 0-0.

 

 

View this post on Instagram

 

? En el fin del Mundo con #LasJoyasdeSPORT ?? En el fútbol previo a la globalización, viajar a Albania era una aventura hacia lo desconocido. ‘El Barça, en el fin del mundo’, titulaba en portada SPORT dos días antes del partido que enfrentaría a un desconocido equipo albanés, el Flamurtari de Vlora, con el Barça, en la primera ronda de la Copa de la UEFA de la temporada 1986-87. “No sé nada de este equipo”, confesaba Migueli, “ya nos comentará algo Terry [Venables]”. Tras aterrizar en Tirana, el Barça tardó cuatro horas en llegar a Vlora, a 140 kilómetros. “Vimos muy pocos vehículos, siendo los peatones y los ciclistas la nota predominante”, explicaban los enviados especiales de SPORT. El Barça, que se llevó su propio cocinero y dos enormes cajas de comida, solo pudo empatar a un gol en Albania. Y superó la eliminatoria de milagro gracias al 0-0 en el partido de vuelta. ?? ?? @javi.giraldo ? I. Paredes

A post shared by Diario SPORT (@diariosport) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online