Pas Lansinet Sidibesë, edhe Seku Kamara është zyrtarisht i Flamurtarit.
Talenti 20-vjeçar i Besëlidhjes ka firmosur dhe është prezantuar pasditen e sotme, duke u bërë përforcimi i radhës për kuqezinjtë, që po kompletohen nga dita në ditë.
Kamara i shënoi Flamurtarit në Vlorë për kupë dhe kishte befasuar me nivelin e lojës së tij, duke marrë edhe duartrokitjet e tifozerisë vlonjate.
Sulmues krahu, Kamara mund të bëhet një lojtar i rëndësishëm me pasimet e tij për Bushiç.