Zyrtare, edhe Basriu lë Shqipërinë për Superligën e Kosovës

Liria e Prizrenit vazhdon të bëjë pazar në Shqipëri. Trajneri debutues Bledi Shkëmbi duket se kërkon të afrojë sa më shumë lojtarë nga Superiorja, të cilët i njeh më mirë se ata që gjen te Liria, ndërkohë që nuk e njeh tregun kosovar.

Për këtë arsye, ish-kapiteni i Skënderbeut ka piketuar edhe mbrojtësin Elton Basriu, i cili ka firmosur sot dhe Sport Ekspres mëson se do të prezantohet nesër.

Mbrojtësi nga Elbasani ka goxha eksperiencë në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, ndërsa në sezonin e fundit ishte titullar te Kamza, duke dhënë një kontribut të madh për ngjitjen në Superiore.

Më parë, edhe Jetmir Sefa, Endri Vrapi, Kristi Kote e Artur Magani kanë pranuar ofertën e Lirisë dhe janë prezantuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *