Më në fund është mbyllur një ndër telenovelat e merkatos së kësaj vere, sepse Diego Kosta është transferuar zyrtarisht në Spanjë. Sulmuesi i Çelsit, jashtë skuadre prej muajsh, pasi nuk ishte në planet e klubit, ia ka arritur qëllimit të vet, pasi kishte vendosur se dëshironte vetëm Atletikon dhe refuzonte çdo destinacion tjetër.
Në krahun tjetër, Çelsi nuk mund ta ndëshkonte sulmuesin me gjoba të tjera, pasi një përballje në gjyq me të e nxirrte zbuluar, duke qenë se trajneri Antonio Konte bëri një garë në fillim të verës, duke i dërguar SMS Kostës ku i tregonte se nuk ishte më në planet e tij.
Tani Diego Kosta transferohet zyrtarisht tek Atletiko dhe lajmin e ka bërë publik vetë Çelsi. Nuk ka ende shifra zyrtare, por Kosta do të bëhet i Atletikos për një shifër të konsiderueshme, që mund të shkojë deri në 60 milionë euro në varësi të bonuseve.
Natyrisht, Kosta do të luajë që nga janari, pasi Atletiko nuk lejohet të afrojë lojtarë deri atëherë, ndaj edhe nuk pati ndonjë arsye për të nxituar për mbylljen e operacionit Kosta.
Chelsea Football Club has today agreed terms with Atletico Madrid for the transfer of Diego Costa… https://t.co/TpJBp3W2Lf pic.twitter.com/5o6OM10inP
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 21, 2017