“Lumë” golash ndaj Gramshit, tek Elbasani debuton Hyshmeri

0

Fatmir Popja

Elbasani ka mundur Gramshin në miqësoren e djeshme në shifrat 5-3, në një përballe që prodhoi shumë emocione dhe gola pa fund. Përmbysje dhe ripërmbysje, ndërsa në fund fitojnë vendasit e drejtuar nga Merxha. Ndonëse sulmi ishte në top formë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për mbrojtjen, pasi tre gola janë shumë, edhe pse bëhej fjalë për një miqësore. Përsa i përket ndeshjes, të parët kaluan në avantazh miqtë me anë të Koçit, ndërsa sfida u barazua më pas nga Shabani. Është Zani më pas që rikthen në avantazh miqtë, por në fundin e pjesës së parë Hyshmeri barazon shifrat pasi shndërron në gol një penallti të fituar nga elbasanasit. Në të dytën ekipet pësojnë ndryshime, pasi aktivizojnë pothuajse të gjithë lojtarët që kanë në dispozicion. Elbasani kalon për herë të parë në avantazh në këtë ndeshje, teksa në minutën e 54’ është Halili që e ndal topin në rrjetë. Me një penallti tjetër verdheblutë shënojnë sërish me anë të Allkjas, duke e dërguar rezultatin në 4-2. Nuk ka mbaruar me kaq, pasi Gramshi ngushton diferencat me Shuklen pesë minuta nga fundit, por për të mbyllur ndeshjen mendon Krasniqi në fund. Kështu, Elbasani ia del të fitojë 5-3 sfidën miqësore me fqinjët e Gramshit në “Shefqet Lamçja”.

ELBASANI – GRAMSHI 5-3

Shënues: Shabani 32’, Hyshmeri 44’ (11-m), Halili 54’, Allkja 68’ (11-m), Krasniqi 87’/ Koçi 30’, Zani 34’, Shukle 85’

ELBASANI: Kotorri, Kaçuli, Dosti, Dishani, Suljoti, Gica, Lleshi, Duka, Mici, Hyshmeri, Shabani. (U aktivizuan: Halili, Dalipi, Allkja, Sakaj, Kamberaj, Dushku, Moli, Krasniqi). Trajner: E. Merxha

GRAMSHI: Miçja, Topalli, Goga, Metani, Zogu, Zaimi, Latifi, Ukaj, Hysa, Zani, Koçi. (U aktivizuan: Shukle, Duraku, Papri, Taçe, Qosja). Trajner: A. Suta

GJYQTARË: E. Gançi, E. Sinanaj, Xh. Muzhaqi (Elbasan)

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.