Tevez i heq vizë futbollit kinez: Nuk bëhen as për 50 vjet!

0

Karlos Tevez është futbollisti më i paguar në botë falë klubit kinez Shanghai Shenhua, por kjo nuk e pengon t’i thotë gjërat troç dhe të shkaktojë polemika të mëdha, në një moment kur në Kinë e kanë nxjerrë jashtë skuadre, për shkak se nuk është në formë të mirë fizike.

Ish-ylli i Boka Zhuniors, Juventus, Mançester Junajtid e Mançester Sitit merr mbi 30 milionë euro në vit në Kinë, por ka luajtur vetëm 13 ndeshje e ka shënuar 3 gola aty, një rendiment mediokër, aq sa presidenti i Shanghai Shenhuasë, Ëu Xiaohui, ka pranuar se Tevez “nuk i ka përmbushur pritshmëritë”.

Megjithatë, në një intervistë në televizionin francez SFR Sport, transmetuar dje, Tevez ka komentuar me fjalë të ashpra situatën e futbollit kinez: “Lojtarët kinezë nuk janë të talentuar si ata në Amerikën e Jugut dhe Europë, që e mësojnë futbollin që kur janë fëmijë. Futbolli në Kinë është shumë ndryshe, njerëzit e përjetojnë ndryshe dhe as pas 50 vitesh nuk do të jenë kompetitivë në nivele të larta”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.