Zyrtare | Çelsi rikthen një tjetër legjendë, firmos francezi

Çelsi duket se ka zgjedhur ta lërë klubin në dorë të legjendave. Pas Frenk Lampard e Peter Çeh në “Stamford Bridge” do të zbarkojë Klaud Makelele. Ish-mesfushori do të jetë pjesë e stafit teknik të Çelsit. Ai është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit nga drejtoresha Marina Granovskiaia.
46-vjeçari do të jetë pjesë e stafit të trajnerit Lampard, duke ndihmuar në stërvitjen e yjeve të ekipit. Makalele do të ketë edhe rolin e vëzhguesit për lojtarët që janë të huazuar. Ai do të udhëtojë nëpër stadiume për të parë gjëndjen e talenteve të Çelsit.

Makalele ka luajtur pesë vite me Çelsin, duke zhvilluar 217 dhe shënuar dy herë. Gjatë asaj kohe ai ngriti dy tituj të Premier Ligës, një Kupë FA dhe dy Kupa të Ligës, si dhe ishte pjesë e ekipit të finales së vitit 2008, që ishte ndeshja e tij e fundit për këtë klub.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online