E donte edhe Reali i Madridit këtë verë, por tashmë në Spanjë mund ta ëndërrojnë. Mbrojtësi Cesar Azpilikueta ka rinovuar kontratën me Çelsin dhe deri në vitin 2022 do të jetë pjesë e londinezëve.
Anësori i majtë këtë sezon ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ndërkohë që është dy ndeshje larg shifrës së 300 takimeve të zhvilluara me “Blutë” e Londrës. Ai do të bëhej i shtati lojtar i huaj që do ta arrintë atë shifër dhe është diçka domethënëse.
Delighted to be a blue until 2022. Since I arrived in 2012, my desire has been always to give my best and fight for this club, and now more than ever, I feel the responsibility to bring more success to this family.
WE WILL KEEP THE BLUE FLAG FLYING HIGH !
? @ChelseaFC pic.twitter.com/qbUDDAjfpS
— César Azpilicueta (@CesarAzpi) December 4, 2018
“Jam shumë i lumtur që do të zgjas qëndrimin tim te Çelse. Që kur kam ardhur këtu, kam ndjerë gëzimin dhe përgjegjësinë për të luajtur për këtë klub, këta tifozë, dhe sa herë që shkoj në fushë përpiqem të bëj maksimumin tim”, ka thënë mes të tjerash 29-vjeçari spanjoll, i cili në verën e vitit 2012 la Marsejën dhe iu bashkua Çelsit. Në të shkuarën ai ka veshur edhe fanellën e Osasunës në Spanjë.
Te Çelsi procesi i rinovimeve ka nisur prej pak kohësh, teksa ishte Ngolo Kante ai i cili nënshkroi kontratën e re me klubin e Premier League. Mbetet për t’u parë se kush do të jetë futbollisti i radhës që do të rinovojë.