Tomori buzëqesh, Bashkia premton pagat

Fitorja plot vlerë ndaj Pogradecit ka bërë që te Tomori të rikthehet qetësia, që mungonte për shkak të rezultateve dhe tensionit e sherreve në ekip.

Bashkia është entuziazmuar nga fitorja e fundit dhe para stërvitjes së ditës së hënë një nga përfaqësuesit e bashkisë, sekretari i përgjithshëm Gëzim Zema, ka takuar lojtarët dhe i ka lavdëruar për fitoren e fundjavës së shkuar.

Në takimin e zhvilluar në fushë, Zema ka premtuar se këtë javë do të kalojnë pagat e tetorit. Jo vetëm kaq, sepse Bashkia vendosur një premio të rëndësishme për rezultat pozitiv ndaj Besës këtë javë, çka do të ishte edhe barazimi.

“Lajme të mira, që e bëjnë atmosferën shumë optimistë, ndaj synojmë pikë ndaj Besës”, shprehet zëvendëskapiteni Doraldo Paja.

EDI SPAHIU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online