Zyrtare | Barcelona bëhet “pishman”, riblen mbrojtësin spanjoll

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Barcelona ka aktivizuar klauzolën e riblerjes së një prej talenteve të saj. Mark Kukurela do të jetë përsëri i Barçës. 20-vjeçari u ble vetëm pak ditë më parë nga Eibar pas një periudhe huazimi, megjithatë Barça nuk ka lejuar që t’i ikë nga duart spanjolli.
Kukurela aktivizohet si mbrojtës i majtë, një pozicion ku nuk ka alternativa përveç Zhordi Albës. Katalanasit e kanë risjellë atë për 4 milionë euro në “Camp Nou”. Një veprim i drejtë i tyre, duke parë se vlera e lojtarit në merkato është të paktën 10 milionë euro.

Kukurela do të udhëtojë me skuadrën drejt Kinës për të marrë pjesë në turin aziatik. Ai ka qenë një nga më të mirët e Eibar sezonin e kaluar. Mbetet për t’u parë nëse Barça do zgjedhë ta shesë për të fituar më shumë, apo ta mbajë dhe t’i besojë vendin e zëvendësuesit të Albës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *