VIDEO | Latifi shumë pranë mrekullisë, e eliminon ish-lojtari i Kamzës

Sherif Tiraspoli bëri një ndeshje për t’u harruar një javë më parë në shtëpi, duke u mposhtur 0-3 nga Tbilisi. Sot, u luajt ndeshja e kthimit, ku Tiraspoli synoi mrekullinë. Takimi nisi shumë mirë për skuadrën moldave të Tiraspolit, pasi që në minutën e tretë, kaluan në avantazh.

Goli u shënuar nga shqiptari Liridon Latifi, i cili nga një distancë e afërt nuk e ka të vështirë të shënojë. Një aksion i shpejtë i miqve gjen të papërgatitur mbrojtjen e Tbilisit dhe Latifi ndëshkon me të djathtë, duke e çuar topin në trekendëshin e portës dhe duke lënë të shtangur portierin.

Vetëm pesë minuta më vonë, Tiraspoli ka shënuar dhe golin e dytë. Një autogol i Mergashvilit rihapi fatet e kualifikimit. Përmbysja e madhe do të vinte që në minutën e 10-të të takimit. Tambe do të shënonte 2 minuta pas autogolit të vendasve dhe gjithçka u barazua.

Një sfidë e çmendur në Gjeorgji, e cila do të përfundonte jo mirë për Latifin dhe skuadrën e tij. Ish-lojtari i Kamzës, Roloviç, do të shënonte në minutën e 59 të sfidës, për të kualifikuar ekipin e tij.

Champions League

Tbilisi – Sh. Tiraspol  1-3  (3-0)
Rolovic 69′ / Latifi 3’, Margeshvili (ag) 8′, Tambe 10′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online