ZYRTARE | Atletiko prezanton blerjen e shekullit

Atletiko Madrid ka prezantuar blerjen rekord të historisë së klubit, Zhoao Feliks. Sulmuesi 19-vjeçar u ble nga Benfika për shifrën e 120 milionë eurove dhe pritet që të zërë vendin e lënë bosh nga Antuan Grizman, i cili pritet që në ditët në vazhdim të firmosë me Barcelonën.

Video e prezantimit të  Zhoao Feliks është krejt e veçantë. Talenti portugez shihet teksa ndodhet në muzeun kombëtar të Prados në Madrid, i rrethuar nga kryeveprat më të mëdha të artit botëror.

19-vjeçarit iu desh vetëm një sezon me ekipin e parë të Benfikës për të tërhequr vëmendjen e të gjithë klubeve elitare. Në 26 ndeshje të kampionatit portugez, Feliks regjistroi  15 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online