Atletiko Madrid ka prezantuar blerjen rekord të historisë së klubit, Zhoao Feliks. Sulmuesi 19-vjeçar u ble nga Benfika për shifrën e 120 milionë eurove dhe pritet që të zërë vendin e lënë bosh nga Antuan Grizman, i cili pritet që në ditët në vazhdim të firmosë me Barcelonën.
Video e prezantimit të Zhoao Feliks është krejt e veçantë. Talenti portugez shihet teksa ndodhet në muzeun kombëtar të Prados në Madrid, i rrethuar nga kryeveprat më të mëdha të artit botëror.
#PureTalent pic.twitter.com/6oQX8dAUA6
— Atlético de Madrid (@atletienglish) July 3, 2019
19-vjeçarit iu desh vetëm një sezon me ekipin e parë të Benfikës për të tërhequr vëmendjen e të gjithë klubeve elitare. Në 26 ndeshje të kampionatit portugez, Feliks regjistroi 15 gola.