Zijesh do transferimin tek Arsenali, klubi anglez vendos

Hakim Zijesh regjistroi një sezon të shkëlqyer me Ajaksin, ku bëri paraqitje shumë të mira si në kampionatin holandez, ashtu dhe në Champions League. Golashënues dhe fantazist, Zijesh ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave europiane.

Drejtori i Ajaksit, Mark Overmars, pranoi disa javë më parë se Zijesh është në shitje dhe 26-vjeçari është në pritje të ofertave. Vetë Zijesh tha disa kohë më parë se dëshiron të transferohet tek Arsenali dhe të luajë me lojtarin e tij të preferuar, Mesut Ozil, por “Topçinjtë” kanë vendosur që të mos bëjnë ofertë.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, është aktualisht në Amerikë së bashku me të besuarit e tij dhe nga mediat është pyetur në lidhje me merkaton dhe me Zijesh, për të cilin ka thënë: “Po studiojmë disa lojtarë, kryesisht në Premier Ligë. Zijesh? Nuk do të ketë ofertë për të”, përfundoi spanjolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online