Reali u masakrua 7-3 në miqësoren amerikane nga Atletiko, në një derbi për histori, edhe për ishte veç një miqësore. Pikërisht këtu kapet Zinedin Zidan, i cili në konferencën për shtyp pas ndeshjes u mundua të tregohej më i qetë nga sa duhet të jetë pas një turpi të tillë.
“Hymë shumë keq në ndeshje, nuk ishim fare të përqendruar. Pësuam 2 gola shumë shpejt dhe mori fund, nuk tentuam të përmbysnim gjithçka. Pjesa e parë ishte katastrofë, mungoi gjithçka, nuk ishim në fushë.
“Natyrisht do të flasim me ekipin, por edhe lojtarët e dinë që është e rëndë të pësosh 7 gola. Ishte një miqësore, ata ishin më lart dhe kaq, duhet të shohim përpara. Për Atletikon nuk ishte miqësore, për ne po.
“Hazard ishte dobët? Të gjithë ishim dobët, edhe unë. Megjithatë, jam i bindur se do jemi gati deri në 17 gusht, në çdo drejtim. Kjo skuadër është cilësore dhe do e tregojë.
“Bejl? Është ende me ne, luajti, ndaj nuk di ç’të them më shumë. Të shohim”