Zidan mbetet opsion, “zbarkon” me katër emra të mëdhenj te Junajtid

0

Mançester Junajtid i ka dhënë besim Zhoze Murinjos, por situata vazhdon të jetë e komplikuar. Rezultatet janë të dobëta edhe pse është vetëm fillimi i sezonit. Trajneri portugez është në luftë të hapur me Ed Vudvard, i cili mban postin e zëvendës drejtorit ekzekutiv të klubit.

Siç citon “The Mirror” mbetet e hapur mundësia e uljes së Zinedin Zidan në stolin e “Djajve të Kuq”. Trajneri francez nuk do e refuzonte ofertën e klubit anglez dhe do të ishte i gatshëm të ulej në stolin e Junajtid.

Zidan ka gati dhe listën prej katër lojtarësh, të cilët mund të përforconin ekipin, nëse ai do të bëhej trajner i Mançester Junajtid. Toni Kros, Tiago Alkantara, Xhejms Rodrigez dhe Edison Kavani janë katër emrat që janë shkruar në bllokun e ish-trajnerit të Realit, si emrat e mundshëm për t’u transferuar në Angli. Gjithmonë, nëse drejtuesit vendosin t’i tregojnë rrugën Murinjos dhe Zidan e pason atë në stolin e ekipit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.