Zhorzhinjo: E adhuroj futbollin anglez, ju tregoj një nga “fiksimet” e Sarrit

Zhorzhinjo ishte pranë kalimit te Mançester Siti, por në fund vendosi të ndjekë trajnerin Mauricio Sarri te Çelsi. Mesfushori italo-brazilian është përshtatur shumë shpejt në futbollin anglez dhe i ka bërë të gjithë për vete. Loja e “Bluve të Londrës” kalon nga këmbët e 27-vjeçarit, i cili po zhvillon ndeshje shumë të mira dhe ka fituar respektin e të gjithë shokëve të skuadrës.

Zhorzhinjo nuk është i përkëdheluri i Sarrit. E thërrasim kështu në dhomat e zhveshjes, sepse ata qeshin shumë së bashku, por kjo ndodh ngaqë njihen prej kohësh. Zhorzhinjo është një djalë i mirë dhe një futbollist i mrekullueshëm. Po luan shumë mirë dhe di të pasojë topin e duhur në momentin e duhur”, shprehej Eden Hazard për Zhorzhinjon, ndërsa ky i fundit ka treguar një detaj interesant të trajnerit italian. Sarri është një person supersticioz, i cili nuk e prek kurrë topin, kur del jashtë për një rivënie anësore.

Më pëlqen gjithçka në futbollin anglez: historia, atmosfera në stadiume dhe fakti që të gjithë skuadrat japin maksimumin deri në fund Supersticionet e trajnerit? Mund të qëndrojmë këtu deri nesër për t’i treguar të gjitha…Sarri refuzon të prekë topin, kur del jashtë loje. Nuk mund të bëjmë asgjë, nuk dëshiron ta prekë dhe nuk ta jep asnjëherë. Ndoshta kjo ndodh, sepse nuk i pëlqen kurrë që topi të dalë jashtë për një rivënie anësore”, përfundon mesfushori i Çelsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *