Akuzat për përdhunim, kryeministri i Portugalisë i del në krah Ronaldos

Kristiano Ronaldo po kalon disa dita aspak të qeta. Gjithçka nisi pas një akuze për përdhunim nga modelja amerikane Karmen Marjoga. Ngjarja ka shkaktuar jo pak zhurmë dhe klubi i Juventusit doli pak ditë më parë me një deklaratë në mbrojtje të lojtarit. Ndërsa së fundmi për këtë çështje ka reaguar dhe kryeministri i Portugalisë, Antonio Kosta.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se ekziston një gjë që quhet supozim i pafajsisë. Një akuzë nuk mjafton për të shpallur fajtor dikë”, tha politikani.

“Nëse ka diçka që kemi prova konkrete është që Ronaldo është një profesionist dhe sportist i jashtëzakonshëm, ai është një person që ka nderuar e ka ngritur prestigjin e Portugalisë dhe të gjithë ne shpresojmë që asgjë të mos e ndotë ato çka i ka bërë”, përfundoi kryeministri i Portugalisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online