Zhiru mendon largimin, turqit i bëjnë gati kontratën

Olivier Zhiru duket se nuk po gjen vazhdimësi te Çelsi, pasi Alvaro Morata numëron më shumë minuta se sa francezi. Këtë fillim sezoni sulmuesi i bluve ka vetëm një ndeshje si titullar në Premier Ligë dhe ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës.

Për të sapo kurorëzuarin kampion Bote, duket se qëndron në gatishmëri Beshiktash. Turqit po interesohen seriozisht për sulmuesin duke parë situatën e Zhiru, do të tentojnë që të firmosin me francezin që në muajin janar një parakontratë që në fund të sezonit Zhiru të transferohet tek Beshiktash.

Në këtë mënyrë 31-vjeçari do të largohej nga Çelsi me parametra zero, pasi kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni. Beshiktash po tenton të mbyll sa më shpejt hapësirën që la largimi i ish-sulmuesit  dhe të Mançester Sitit, Alvaro Negredo, i cili u largua drejt Al Nasr në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *