VIDEO | Djali i Bob Marlit çon peshë tifozët e Ajaksit

Ajaks zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në Champions dhe arriti të fitonte me tris golash përballë AEK-ut të Athinës. Taliafiko (dopietë) dhe Van De Bik ishin autorët e golave dhe holandezët ndodhen në kuotën e tre pikëve bashkë me Bajernin e Mynihut.

Klubi kishte vendosur të kënaqë tifozët e pranishëm dhe ftoi Ki-Meni Marli të performojë para sfidës. Një nga djemtë e Bob Marlit, legjendës së muzikës “Reggae”, interpretoi një nga këngët e babait të tij “Three Little Birds”, duke ekzaltuar tifozët e pranishëm në stadium.

Atmosferë fantastike në stadiumin “Johan Cruyff Arena” me Marlin, i cili kishte veshur dhe një bluzë të ekipit holandez. Kënga e famshme përdorët nga tifozët e Ajaksit në koret e tyre dhe ata kënduan bashkë me djalin e Bob Marlit gjatë performancës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online