Rexhinaldo i do të gjitha, titull dhe… “Këpucën e Artë”

Rexhinaldo e ka nisur mbarë kampionatin me Kukësin. Katër gola në katër ndeshje dhe kryeson listën e golashënuesve të Superiore. Futbollisti nga Mozambiku, i cili vjet shkëlqeu me Laçin, tregon edhe “sekretin” e golave të realizuar.

“Kur shënon fiton besim, por më kryesorja është që të realizosh dhe skuadra të fitojë. Kjo gjë ka ndodhur dhe jam i lumtur. Kemi luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e fundit dhe paraqitja pozitive e skuadrës më ka favorizuar në konkretizimin e rasteve, megjithatë edhe nëse nuk arrij të gjej rrjetën, dua ta ndihmoj sa më shumë ekipin në arritjen e objektivit”.

KAMZA – Rexhinaldo duhet të mposhtë Ilir Avdylin edhe me fanellën e Kukësit. Vjet i shënoi dy herë me kurbinasit, madje në njërin gol në ndeshjen e parafundit të kampionatit. “Kemi punuar shumë gjatë javës për ta përgatitur këtë ndeshje, duhet që të zbresim me mendësinë e duhur dhe ta fitojmë takimin. Kemi respekt jo vetëm për Kamzën, por për të gjitha skuadrat. Ne jemi Kukësi dhe synimi ynë janë vetëm 3 pikët”.

SYNIMET – “Dua që këtë sezon të shënoj më shumë gola. Objektivi im personal është të realizoj sa më shumë dhe dua që në fund të kampionatit të shpallen golashënuesi më i mirë. Jam i vetëdijshëm që i kam cilësitë për ta bërë diçka të tillë, kam besim ne vetvete, kam gjithashtu besim tek shokët e skuadrës. Nëse luajmë si duhet, do të kem mundësinë të shënoj  gola. Po ashtu besoj shumë që këtë sezon i kemi të gjitha shanset për të fituar titullin. Kukësi është një ekip i madh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online