Zherom Boateng ka telefonuar Zhose Murinjon për ta falënderuar për interesin e treguar për të pasi refuzoi një kalim tek Mançester Juanjtid.
Mbrojtësi i Bajern Mynih ishte vetëm një nga qendërmbrojtësit e shumtë të lidhur me një kalim të mundshëm në “Old Traford” ditët e fundit të merkatos.
Diego Godin, Herri Meguajër, Jerri Mina dhe Tobi Aldervireld ishin lojtarët e tjerë të lidhur me një lëvizje tek Junajtid, por në fund asnjë nga këto tratativa nuk u finalizua.
Boateng , i cili më parë është aktivizuar dhe me Mançester Siti, ka telefonuar Murinjon pasi i mbylli derën. Mbrojtësi i ka shpjeguar se përse e hodhi poshtë një kalim te “Djajtë e kuq”.
“Ndihem mirë tek Bajern. Është një ndër klubet më të mëdha në botë. E telefonova Murinjon për t’i shpjeguar që interesimi i tij është një nder për mua dhe e falënderova që u përpoq aq shumë.
Gjithashtu i shpjegova që është vështirë ta lësh një klub si Bajerni i Mynihut”, përfundoi qendërmbrojtësi.