Kuadrado e ka të qartë: Duam titullin e tetë rresht dhe finalen e Madridit

Në fundjavë rinisin kampionatet dhe Champions është në prag. Huan Kuadrado shpjegon shkurt në një prononcim për “Sky”, objektivat e Juventusit dhe mënyrën për të arritur te fitimi i trofeve. Përveç titullit të radhës, Juventus kërkon të fitojë Champions dhe Kuadrado dëshiron arritjen në finale, që zhvillohet në stadiumin e Atletikos së Madridit “Wanda Metropolitana”.

Anësori ofensiv komenton dhe për Kristiano Ronaldon, i cili duhet të ruajë qetësinë për të gjetur golin e parë, sepse të tjerët do të vijnë vetë…

“Duhet të jemi të qetë dhe të vetëdijshëm për faktin që jemi një skuadër e madhe. Nisja e mirë është e rëndësishme dhe gjëja e vetme që vlen është fitorja.

Duam të vazhdojmë të fitojmë titullin dhe të arrijmë në finalen e Champions. Ronaldo? Ai është një golashënues i shkëlqyer, kur të vijë goli i parë do të pasohet nga të tjerë, mjafton që të qëndrojë i qetë”, përfundon 30-vjeçari kolumbian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online