Zhduket shqiptarja e Zvicrës, mbytet në liqenin e Komos

Florijana Ismaili do të mbushë 25 vjeç me datë 1 janar, përvjetor që ndoshta nuk do e festojë kurrë për fat të keq. Mesfushorja ofensive e kombëtares së femrave të Zvicrës ishte nisur drejt liqenit të Komos ditën e shtunë.

Bashkë me një mikeshë të saj, edhe ajo futbolliste, shqiptarja nga Presheva kishte marrë një varke me qira. Florijana është zhytur në ujërat e liqenit të famshëm, por nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Mikesha e tmerruar ka lajmëruar policinë, familjen dhe Federatën helvete, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 të ditës së shtunë. Një operacion i madh është kryer për gjetjen e vajzës, madje është përdorur edhe një helikopter.

Kërkimet nuk kanë dhënë rezultat dhe janë pezulluar me rënien e errësirës për të rinisur ditën e sotme. Mediat italiane kanë zbuluar identitetin e të zhdukurës. Ismaili është pjesë e ekipit të femrave të Jang Bojs, ndërsa numëron 33 ndeshje me Zvicrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online