Pak kohë më parë vdiq pas një shpërthimi të helikopterit presidenti i Lester, ndërkohë që një lajm i frikshëm po qarkullon edhe për futbollistin Emiliano Sala. Avioni i tij është zhdukur dhe nuk ka ende asnjë informacion se çfarë ka ndodhur.
Në Francë e bëjnë të sigurt që Sala ka qenë në avion. Policia, por edhe ish-klubi i tij Nanta, e konfirmojnë diçka të tillë. Ngjarja ka ndodhur pranë farit “Casquets”, në Kanalin e La Mansh. Argentinasi kishte mbyllur marrëveshjen me Kardif Siti dhe ishte nisur nga Franca drejt Anglisë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë dhe në klubin anglez janë të shqetësuar mbi situatën e krijuar me futbollistin e tyre. Momentalisht kanë nisur kërkimet nga toka dhe ajri për avionin Piper Malibu, ku ndodhej sulmuesi 28-vjeçar, i cili u ble për shifrën rekord të 15 milionë sterlinave.