120 mijë euro nga Gjici, një sulmues refuzoi Kukësin

0

Kukësi ka bërë gjithçka që të përforcojë ekipin në merkato e janarit. Presidenti Safet Gjici nuk është kursyer, teksa ka blerë nga Luftëtari Vasil Shkurtajn dhe Eduart Rrocën. Rreth 120 mijë euro të paguara për kartonin e tyre, madje duke i lënë përqindje gjirokastritëve.

Gjatë muajit dhjetor ka pasur tratativa edhe me sulmues të tjerë, teksa është tentuar edhe Berat Sadik. Sulmuesi nga Shkupi, aktualisht pjesë e Doksa në Qipro, ka një CV mjaft të mirë dhe po shkëlqen me ekipin e tij. E thonë statistikat, teksa këtë sezon ka realizuar 12 gola në 12 ndeshje të luajtura.

Kukësi bëri ofertën e vet dhe Kosta Grillo, komentatori i njohur i cili bën edhe menaxherin, ka zbuluar në emisionin “Pressing” në ABC News se për të presidenti Safet Gjici ka ofruar deri në 120 mijë euro.

Sadik, i cili ka provuar të luajë në Bundesligë, por edhe në elitën e futbollit rus dhe atij zviceran, nuk e ka pranuar ofertën. Shqipëria për “gjigantin” 32-vjeçar është një opsion që nuk pëlqehet për momentin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.