Zgjidhet pa garë kreu i ri i FIGC, Gravina: Ju tregoj futbollin tim

Futbolli italian ka zgjedhur drejtuesin e ri të Federatës dhe është gati për të nisur një cikël të ri. Gabriele Gravina ishte kandidati i vetëm në garën për kreun e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) dhe ka fituar me një rezultat prej 97.2 % të votave. Gravina mbante më parë postin e presidentit të Ligës Italiane të Futbollit Profesionit, ndërsa nuk pati rivalë në garën për kreun e FIGC.

Një rast i paprecedentë për futbollin italian, ndërsa fituesi ka folur pas votimeve, duke i falenderuar të gjithë dhe duke zbuluar pikat e projektit të tij.

ZGJEDHJA – “Ju falënderoj të gjithëve, për mbështetjen njerëzore dhe për mbështetjen e ideve të mia. Ju falënderoj për besimin, dua të ndryshoj me ju drejtimin e futbollit. Është momenti për të realizuar një projekt, të cilin shumë e konsiderojnë si ambicioz, por nevojitet mbështetje e të gjithëve.”

FUTBOLLI I GRAVINËS – “Sistemi ynë duhet të jetë në gjendje të mbështesë njerëzit dhe jo shoqëritë. Përpara një presidenti që flet, kemi nevojë për një president që dëgjon. Futbolli im do të bazohet te të rinjtë, pa dallime gjinore, i hapur për përfshirjen e familjeve, i aftë të bëjë biznes, i vëmendshëm ndaj teknologjisë dhe me një kombëtare kompetitive.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online