Zgjedhja e Shqipërisë, Islanda dhe interesimi nga Serie A: Ismajli i sqaron të gjitha

0

Kombëtarja jonë do të ketë dy përballje delikate ndaj Islandës dhe Moldavisë dhe në kuadër të këtyrë ndeshjeve në konferencë përpara mediave kanë dalë Armando Sadiku dhe Ardian Ismajli. Ky i fundit ka folur rreth paraqitjeve të mira të tij në ndeshjet ndaj Turqisë dhe Andorrës si dhe nëse është penduar për zgjedhjen e Shqipërisë.

PARAQITJET E MIRA TË ISMAJLIT – “Paraqitja e mirë vjen edhe me ndihmën e lojtarëve të tjerë. I falënderoj për mikpritjen dhe për të gjitha çfarë kanë bërë për mua. Për ndryshime nuk besoj se ka nevojë, vetëm ekipi të ketë harmoni siç është tani për tani. Nëse ka harmoni vijnë edhe rezultatet.”

I PENDUAR QË LE KOSOVËN PËR SHQIPËRINË? – “Nuk e di pse më bëhet kjo pyetje. Unë dua të luaj me Shqipërinë dhe është shumë e thjeshtë. Jam i lumtur që jam këtu dhe nuk ka asnjë pendim. Te Kosova i kam shokë të gjithë dhe shpresoj që të kualifikohen. Edhe Shqipëria do ta kaloj shumë shpejt këtë ngërç dhe do të rikthehet.”

ISLANDA – “Të them të drejtën shoh shumë futboll dhe i njoh të gjithë lojtarët dhe e kam për detyrim t’i shoh sulmuesin edhe mesfushorët çfarë bëjnë në klubet e tyre dhe kombëtare. Islanda është ekip me shumë kualitet, por gjithsesi nuk është ashtu siç kanë qenë dhe besoj se do të kemi mundësi.”

SKEMA 3-5-2 – “Për mua nuk është problem, pasi kam luajtur me tre edhe me Kosovën dhe me Hajdukun dhe për mua nuk është problem.”

INTERESIMI I ATALANTËS – “Mund të them që ka pasur interesim para disa muajve, por tani për tani jam i fokusuar këtu dhe në këto dy ndeshje. Kemi kohë deri në gusht për gjërat e tjera. Do të ulem me menaxherin dhe do të bëjmë çfarë është më e mira për mua.”

KUALIFIKIMI – “Besoj që po, nëse marrim tri pikë ndaj Islandës ka shumë gjasa. Do të kemi Moldavinë në shtëpi më pas. Besoj se do të kemi gjasa të mëdha nëse fitojmë ndaj Islandës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.