Të shumtë janë rastet e futbollistëve rebelë, të cilët ngasin nëpër qytet me shpejtësi të lartë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe personave të tjerë. Këtë herë ka qenë radha e sulmuesit të Borusia Dortmundit, Marius Uolf. Gjermani është kapur duke ngarë makinën e tij me shpejtësi të madhe. Atij gjithashtu i mungonte edhe leja e drejtimit të mjetit.
Autoritet i kanë dhënë një dënim shembullor 23-vjeçarit gjerman. Plot 200 mijë euro është shuma që duhet të paguajë sulmuesi për të shlyer dënimin. Një gjobë shembullore kjo për lojtarin, që me shumë siguri do ta mendojë disa herë të thyejë përsëri rregullat e qarkullimit të shtetit strikt gjerman.
Përtej kësaj belaje, sulmuesi edhe me ekipin e tij nuk ka bindur, duke luajtur vetëm shtatë ndeshje si titullar në Bundesligë. Ai është autor i vetëm një goli me verdhezinjtë në këtë vit. Shifra jo te mira për një 23-vjeçar, që duhet të kishte shpërthyer tashmë.