Zero modesti, Hazard: Sa herë duhet ta përsëris që jam më i miri në botë?!

Eden Hazard po kalon një formë të shkëlqyer me Çelsin, ndërsa përgatitet për ndeshjen e kombëtares së Belgjikës kundër Zvicrës për Nations League (sonte në 20:45) dhe miqësores kundër Holandës.

Fantazisti belg ka marrë pjesë në konferencën për shtyp dhe kur një nga gazetarët e pranishëm në sallë e ka pyetur, nëse ndihet lojtari më i mirë në botë për momentin, Hazard është përgjigjur në këtë mënyrë.

Përsëri kjo pyetje? Po jam më i miri në botë, e kam përsëritur dhe herë të tjera, ndërsa po ta përsëris dhe ty”. Zero modesti dhe shumë besim te vetja. Lojtari nuk ka folur kësaj herë për të ardhmen e tij, që lidhet me Realin e Madridit. Megjithatë, lojtari është shprehur se “mund të përmirësohet akoma” dhe nëse e thotë “lojtari më i mirë në botë”, atëherë është për t’u besuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online