Eden Hazard po kalon një formë të shkëlqyer me Çelsin, ndërsa përgatitet për ndeshjen e kombëtares së Belgjikës kundër Zvicrës për Nations League (sonte në 20:45) dhe miqësores kundër Holandës.
Fantazisti belg ka marrë pjesë në konferencën për shtyp dhe kur një nga gazetarët e pranishëm në sallë e ka pyetur, nëse ndihet lojtari më i mirë në botë për momentin, Hazard është përgjigjur në këtë mënyrë.
“Përsëri kjo pyetje? Po jam më i miri në botë, e kam përsëritur dhe herë të tjera, ndërsa po ta përsëris dhe ty”. Zero modesti dhe shumë besim te vetja. Lojtari nuk ka folur kësaj herë për të ardhmen e tij, që lidhet me Realin e Madridit. Megjithatë, lojtari është shprehur se “mund të përmirësohet akoma” dhe nëse e thotë “lojtari më i mirë në botë”, atëherë është për t’u besuar.