Zeneli zbulon sekretin e supergolit: Gjithçka e llogaritur, kishim studiuar portierin!

0

Arbër Zeneli shënoi një gol fantastik sot në ndeshjen kundër Emenit. 23-vjeçari i Herenvenit dhe përfaqësueses së Kosovës realizoi nga një goditje dënimi, në një pozicion diagonal, një gol të ngjashëm me atë të brazilianit Ronaldinjo, në vitin 2002, për ata që e kanë parë, ose e mbajnë mend.

Lojtari i Kosovës ka komentuar për mediat holandeze barazimin që skuadra e tij mori me Emenin. Siç dhe vetë sulmuesi shprehet ndjen keqardhje, pasi rezultati u barazua në minutat e fundit dhe se skuadra e tij do të kishte dalë me pikë të plota nga kjo sfidë.

Në një prononcim për mediat holandeze, lojtari i talentuar ka zbuluar një detaj të rëndësishëm sa i përket supergolit të shënuar. Gjithçka e studiur dhe e provuar në stërvitje. Ngritja e dorës ishte një truk, pasi lojtarët do të qëndronin në vijën e 16-metrave, për të bërë të mundur daljne e portierit.

BARAZIMI – “Sigurisht që jemi të zhgënjyer, sepse nuk ishim në nivelin që dëshironim dhe ai gol i pësuar në minutën e fundit ishte i vështirë për t’u pranuar. Hasëm vështirësi, padyshim. Tentuam të sulmonim në thellësi, por nuk ia dolëm. Humbëm pikë të rëndësishme, ishte e rëndësishme të fitonim, por është shumë e vështirë kur kundërshtari mbrohet me të gjitha forcat në gjysmëfushën e tij. Ne duhet t’i çanim dhe të gjenim zgjidhjen, por sot nuk na funksionoi.”

GOLI – “E diskutuam gjatë javës dhe e kishim studiuar portierin kundërshtar, i cili dilte në goditjet e dënimit. E vendosëm se nëse do të kishim një goditje në krahun e djathtë, do të tentoja golin. Kësaj here funksionoi, jam i lumtur për golin, por nuk arritëm të fitonim dhe jam i zhgënjyer. E godita vetë ashtu topin dhe qëllimi im ishte të shënoja. E kishim provuar në stërvitje këtë gjë dhe iu kisha thënë shokëve që, nëse do të më vinte shansi, do e provoja një gjë të tillë dhe në ndeshje.”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.