Zeneli e Avdijaj “shpërthejnë” në Kupën e Holandës

Arbër Zeneli dhe Donis Avdijaj nuk janë kursyer me ekipet e tyre në Kupën e Holandës. Sulmuesi anësor i Herenvenit këtë sezon nuk po shënon si zakonisht, por po spikat me asistet e dhëna. Sot në kupë kundër Groene Ster provoi të realizonte gol.

Herenveni arriti të fitonte 1-3 dhe u kualifikua në 1/16-at e Kupës, ndërkohë që Zeneli shënoi golin e avantazhit 1-2 për ekipin etij. Ky është goli i dytë sezonal për sulmuesin, që ka provuar të shënojë edhe në kampionat një gol.

Donis Avdijaj me fanellën e Vilem II realizoi dygolësh në takimin kundër Spankenburg. Skuadra e sulmuesit bëri detyrën, duke fituar me rezultatin  5-0. Avdijaj realizoi golin e tretë dhe të katërt për skuadrën e tij në pjesën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online