Të gjithë e kujtojnë Zdenek Zeman, trajnerin çek, i cili ngjiti Peskarën në Serinë A në sezonin 2011-2012. Në atë kohë te “delfinët” aktivizoheshin lojtarë si, Marko Verrati, Lorenco Insinje dhe Çiro Imobile. Pikërisht, duke iu referuar asaj kohe, tekniku çek ka folur për mediat italiane për ish-lojtarët e tij te Peskara, duke thënë se Verrati e Insinje sipas tij janë ndër lojtarët më të mirë në planet.
DYSHJA – “Lorenco dhe Marko e kanë traguar që në moshë të vogël, që ata kishin diçka më shumë. Ata janë rritur shumë në vitet e fundit dhe nuk duhet të ndalojnë sepse kanë akoma për të mësuar dhe për t’u përmirësuar. Verrati prej dy vitesh është lojtari më i mirë në Francë dhe e njëjta gjë shkon dhe për Insinjen, i cili është sulmuesi më i mirë në Serinë A”.
VERRATI – “Për mua, Verrati është më i mirë se Modriç. Në rolin e tij, ai është më i miri në botë. Unë e thërras Verratin, “Markolino” sepse ai është i vogël, gjithashtu dhe Insinjen e thërras “Lorencolo”, si një nga shtatë xhuxhat. Ata, së bashku me Imobilen, merreshin vesh në fushë më sytë mbyllur. Unë u mundova t’i mësoja sa më shumë dhe më pas ata bënë çdo gjë më sakrificë dhe me punë”.
INSINJE – “Në vitet e para te Napoli, Insinje merrte përsipër dhe të kthehej prapa e të mbronte, por kjo ishte diçka e gabuar. Ai është një sulmues dhe duhet të jetë gjithmonë pranë zonës, pasi ka një goditje të frikshme. Sipas mendimit tim ai mund të shënojë çdo sezon më shumë se 20 gola. Në kohën kur ishim te Peskara ai shënoi 18 gola dhe dhuroi 14 asist. Pyesni Imobilen se sa herë e ka bërë të shënojë në atë vit. Ishte lojtari më i mirë në kampionat, pavarësisht se Seria B është e ndryshme nga Seria A. Me Sarrin ai bëri shumë mirë, por loja e Sarrit me një pasim nuk është ajo që parapëlqen Insinje. Atij i pëlqen që të luajë pak me topin dhe ta driblojë kundërshtarin e tij. Te kjo pjesë Lorenco është fenomenal. Me Ançelotin ka më shumë liri dhe më duket më në formë.”