Zeka debuton me U-21: Ndjesi e bukur

0

Grumbullimi i parë me Kombëtaren U21 për Agim Zekën, i cili u fut në pjesën e dytë dhe u mundua shumë për të bërë figurë të mirë ndaj kombëtares së vendit ku aktivizohet tani. “Ndjesi e bukur, ishte ndeshja e parë dhe jam i lumtur e i emocionuar. Tani duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës, pasi ajo është vendimtare për ne. Kundër Estonisë na duhet fitorja, ndryshe nga kjo sfidë miqësore kundër Francës”.

Zeka luajti kundër shumë lojtarëve që i njeh mirë, duke i parë çdo javë në fushë në Francë: “Franca ka një ekip shumë të talentuar, janë lojtarë që luajnë në nivele të larta, nuk është e lehtë për ne”.

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.