Kukeli: Tani duhet të flasim në fushë

Humbja në Luksemburg ka dëshpëruar të gjithë në ambientin kuqezi dhe pakkush dëshiron të flasë. Megjithatë, sipas rregullores, sot kanë dalë në konferencë për shtyp në Turqi dy futbollistë dhe njëri prej tyre ishte Burim Kukeli, i cili ka folur për mediat, në transmetim direkt në Supersport.

Burim, çfarë po ndodh, moment shumë i vështirë.

Po, është moment shumë i vështirë, kemi humbur ndaj Luksemburgut dhe nuk e prisnim. Ne mundohemi të japim gjithnjë maksimumin, por ndeshjet me Spanjën e Italisë mund t’i humbasësh, sepse janë një nivel më të lartë, por humbjet e tjera kanë qenë të dhimbshme, pasi kanë ardhur ndaj rivalëve të rangut tonë, ose më dobët.

Gati për finalen e sezonit në Izrael?

Mendoj se tashmë duhet të flasim në fushë. Shansi ynë i vetëm për t’u afruar me vendin e tretë është fitorja në Izrael. Mendoj se duhet të jemi gati dhe të japim gjithçka për të marrë 3 pikët.

Uria e fitoreve, mos ka rënë pas Europianit? Arritët kulmin me përfaqësuesen, mos jemi ngopur?

Jo, nuk do të thosha ashtu. Normalisht, kualifikimi në Europian është një sukses shumë i madh, një nder dhe përgjegjësi për të gjithë ne. Do të mundohemi të kapim vendin e tretë, që vlen jo pak për ne.

Edhe vendi i tretë duket shumë i vështirë.

Edhe fitorja në Portugali ishte shumë e vështirë. Nuk duhet të mendojmë se ka gjëra të pamundura. Jemi në vendin e katërt, nëse fitojmë ndaj Izraelit shkojmë aty ku duam.

Qendërmbrojtës, sa komod ndihesh në 3-5-2?

Mendoj se edhe në Europian ka ndodhur që kam luajtur në qendër, për pezullime apo dëmtime. Është një pozicion ku mundem të luaj, nuk ka dallim të madh, edhe pse unë jam mesfushor dhe një ndryshim ka. Është një pozicion interesant për mua, sepse nuk është kurrë vonë për të mësuar të luaj në pozicione të ndryshme.

Mos ndoshta duhet ndryshuar skema, për të qenë më të sigurt?

Mendoj se nuk është çështja te skema, nuk duhet të përqendrohemi aty. Duhet të përqendrohemi te vetja, të japim gjithçka dhe të jemi në dispozicion të trajnerit, duke bërë maksimumin.

Pesë humbje rresht, nuk ishim mësuar kështu, pasi ka thuajse 15 vjet që nuk ndodhte. Çfarë duhet bërë për të rigjetur buzëqeshjen?

Normalisht humbjet të mërzitin, jemi të gjithë të dëshpëruar, sidomos pas humbjes ndaj Luksembugut, një kundërshtar ku mund dhe duhej të fitonim. Për fat, ishte vetëm një miqësore dhe duhet të nxjerrim mësimet e duhura, duke e analizuar ndeshjen. Edhe kundër Luksemburgut nuk është e lehtë, ata u mbrojtën me të gjitha forcat dhe është një mësim për të ardhmen.

Skuadra sidomos në mesfushë duket se ka lojtarë me shumicë, por nuk po arrijmë të bëjmë atë që bënim deri në Europian.

Në fakt, lojtarë cilësorë e me eksperiencë në mesfushë ka plot, por nuk ka rëndësi sa jemi, secilia ka vlerat e veta dhe nuk ka rëndësi kush luan. Ata që luajnë duhet të jenë gati, edhe ata që futen nga stoli ose nuk futen duhet të jenë gati.

E ardhmja te Zyrihu?

Kam edhe një vit kontratë, në futboll nuk i dihet, ndaj jam i hapur për gjithçka. Të shohim, nuk e di ende.

Sadiku, do kthehet te Zyrihu?

Tani do ta lidhim, nuk e lëshojmë më.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online