Ze Marias i plotësohet kërkesa, “ish”-i i Milanit firmos me Tiranën

Ze Maria kërkoi një sulmues goli dhe një anësor.  Kërkesën e dytë klubi ia ka realizuar, teksa ka nënshkruar me ish-lojtarin e Milanit, Namdi Oduamadi. Futbollisti 27-vjeçar luan në krahët e sulmit dhe për herë të fundit ka luajtur me Helsinkin në Finlandë. Që atëherë, çuditërisht, i federuar me Milanin, por asnjë ndeshje prej tetorit 2018.

Ai numëron eksperienca të rëndësishme në Serinë B me klube si Breshia e Torino, ndërkohë që tanimë ka zgjedhur të luajë në Superiore me Tiranën. Oduamadi ka nënshkruar për dy vite, sikurse edhe njofton klubi kryeqytetas.

“Namdi Oduamadi. Një përforcim me shumë vlera për skuadrën bardheblu. Sulmuesi nigerian ka firmosur sot në Milano kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Tiranës. Drejtori Ekzekutiv Hektor Çomo ka finalizuar me sukses një transferim mjaft të rëndësishëm. Oduamadi ka qenë për 8 vite futbollist i Milanit ndërkohë që ka provuar edhe disa aktivizime në skuadra të Serise B në Itali si i huazuar. Sezonin e fundit ai ka qenë pjese e skuadrës kuqezi, ndërkohë që me përfundimin e kontratës në Korrik, ka firmosur transferimin në Shqipëri.

27-vjeçari do të mbërrijë në Tiranë javën e ardhshme dhe pasi të kryejë analizat mjekësore do të vishet bardheblu. Oduamadi ka firmosur një kontratë për dy vite bardheblu”, shkruhet në njoftimin e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *