Maldini i kënaqur me shortin: Objektivi ynë është Champions Liga

0

Betis, Olimpiakos dhe Dudelanzh janë kundërshtarët e Milanit në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Paolo Maldini ka folur mbas përfundimit të shortit. Zyrtari i kuqezinjve është i kënaqur dhe deklaron objektivat kryesore të klubit.

“Është bukur të jesh këtu për shortin e Europa Ligës. Ka ndryshuar si roli im ashtu dhe kompeticioni, por është fillimi dhe jam i lumtur. Mund të them që jemi të kënaqur me shortin. Kemi Betis, që do të na krijojë probleme, Olimpiakos dhe një skuadër luksemburgase, që është një risi absolute. Ky grup na shkon përshtat dhe duam të arrijmë sa më larg të jetë e mundur.

UEFA ka nevojë për Milanin, sepse ka shkruar një faqe të rëndësishme të historisë së kompeticioneve të UEFA-s. Klubet italiane kanë filluar ta marrin më seriozisht se më parë këtë kompeticion. Tashmë çdo ekip që e fiton mund të kualifikohet në Champions dhe kjo gjë ka rritur Europa Ligën. Kemi një skuadër të re dhe lojtarët si Higuain na ndihmojnë të rrisim eksperiencën e ekipit.

Unë kam pak eksperiencë në rolin e ri, por shumë brenda fushës. Dua të jap diçka më shumë, prandaj shkoj shpesh në Milanelo dhe bisedoj me Gatuzon. Objektivi ynë është të renditemi mes katër ekipeve më të mira në Serinë A dhe të bëjmë maksimumin në Ligën e Europës”, përfundon Paolo Maldini prononcimin e dhënë për “Sky”.

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.